Zyrtare! Dalina Buzi pjesë e “Big Brother VIP Kosova” – Do ndezë debatet në kolltukun e kuq!

Zyrtare! Dalina Buzi pjesë e “Big Brother VIP Kosova” – Do ndezë debatet në kolltukun e kuq!

Spektakli më i ndjekur në Kosovë po rikthehet me surpriza të mëdha! Burime të sigurta për Telegrafin kanë konfirmuar se gazetarja dhe producentja e njohur shqiptare, Dalina Buzi, do të jetë opinionistja e parë në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Kosova”.

Oferta për këtë rol i është bërë nga vetë producentja e formatit, Olsa Muhameti, e cila ka zgjedhur Buzin për energjinë, profesionalizmin dhe aftësinë e saj për të analizuar me finesë dinamikat brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Sipas burimeve, Dalina e ka pranuar tashmë ftesën dhe është gati të ulet në kolltukun e kuq, duke sjellë një frymë të re në debatet dhe komentet e spektaklit.

“Big Brother VIP Kosova 4” pritet të startojë në fund të nëntorit, dhe me emra të tillë në panel, interesi për edicionin e ri është rritur ndjeshëm.

Dalina Buzi nuk është e panjohur për publikun televiziv – ajo ka qenë më parë pjesë e jurisë në “Dancing With The Stars Albania”, duke treguar gjithmonë stil, profesionalizëm dhe qëndrime të drejtpërdrejta.
Ky rikthim në ekran si opinioniste premton shumë debat, analizë dhe – padyshim – momente që do të bëhen virale!

Të fundit